Harduer

MSI prezanton laptopët dhe tabletat e reja dhe të holla

May 31 2011
0 Shpërndarje
MSI prezanton laptopët dhe tabletat e reja dhe të holla

altKompania MSI po prezanton llaptopët e rinj X-Slim në panairin Computex. Këta laptopë veçohen për trashësinë e tyre shumë të hollë prej më pak se 1 inç, ndërsa përmbajnë procesorë AMD dhe Intel, dhe kanë një bateri me jetëgjatësi prej më shumë se 8 orë. Në panairin që po mbahet në Tajvan, MSI prezanton edhe tabletat e reja që punojnë në Windows ose Android.

Laptopi X460 përdor çipat e Intel të gjeneratës së dytë të Core i7, që janë pjesë e gjeneratës së çipave Sandy Bridge të cilët kanë filluar të distribuohen nga fillimi i këtij viti. Pesha e këtij laptopi arrin në 1.9 kilogram, dhe ka një ekran 14 inç me teknologjinë Wireless Display të Intel, me anë të së cilës imazhet e definicionit të lartë mund të transmetohen në televizor të caktuar pa u lidhur me kabllo.

Prodhuesit e PC-ve si Dell, Lenovo, dhe Samsung tashmë kanë paralajmëruar laptopë të hollë e të lehtë që do të përdorin çipat Sandy Bridge.

Laptopi tjetër, X370, përmban procesor dy bërthamësh E530 i AMD-së dhe kartelë grafike diskrete që operon ekranin 13.4 inçësh. Peshon 1.4 kilogram dhe sistemi i grafikës është ndërtuar veçanërisht për ata që pëlqejnë të luajnë video-lojëra.

Tabletat e reja gjithashtu përmbajnë dy lloj procesorësh, në këtë rast një dizajn nga ARM dhe një tjetër nga AMD.

WinPad 110W si synim ka konsumatorët biznesor pasi ka një procesor AMD Fusion që punon në Windows 7, dhe përmban memorie RAM prej 2 GB, aftësi për wireless dhe SSD hapësirë deri në 64 GB. Peshon 850 gram dhe ofron deri në gjashtë orë jetëgjatësi të baterisë, për të cilën MSI deklaroi që “është kohëzgjatja më e madhe me tableta të bazuara me arkitekturën e Windows-it.”

WinPad 100A është synuar për konsumatorët e thjeshtë. Ka një procesor ARM dy-bërthamësh që punon në sistemit operativ të Google, Android, dhe përmban memorie RAM prej 1 GB, aftësi për lidhje wireless dhe SSD hapësirë deri në 32 GB. Peshon 740 gramë dhe mund të funksionojë deri në 8 orë pa mbushur baterinë.

Të dy tabletat kanë ekrane 10 inç që shfaqin imazhe në rezolucion 1200 me 800 pikselë, dhe mund të lidhen me TV të definicionit të lartë me anë të portit HDMI. Tabletat gjithashtu kanë edhe porta USB, ndërsa informatat për çmimet e laptopëve dhe tabletave nuk kanë në dispozicion menjëherë për të interesuarit.

Lajmet e fundit>