Harduer

MSI nxjerr Notebook GX60 për lojra

Sep 29 2012
0 Shpërndarje
MSI nxjerr Notebook GX60 për lojra

Në qoftë se mendoni se laptopat e brezit të ardhshëm për lojra do të kenë vetëm Ivy Bridge, atëherë bëni mirë ti hidhni një sy Notebook-ut të ri të MSI, GX60.

Ai ka një bërthamë A10 Trinity bashkë me një Radeon HD 7970M GPU. Në letër duket shumë e fuqishme dhe i përgjigjet mirë kërkesave të tregut.

GX60 është një makineri 15,6 inç me ekran Full HD 1080p dhe me rezolucion (1920×1080), 16GB DDR3-1600, DVD ose Blue-Ray, 720p Webcam, Killing Gaming Networking NIC, 802.11n Wi-Fi, Bluetooth 4.0, tre USB 3.0 dhe nje 2.0, dalje me HDMI dhe disa karakteristika të vogla.

Shtesa të tjera përfshijnë një tastierë SteelSeries të quajtur Super RAID e cila arrin të lidhë ATA SSD në RAID 0. Duke e bërë këtë shpejtësia e transmetimit mund të arrijë në 1000MB/S. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>