Investim

MSI ndërton SSD të bazuara në SandForce

Jul 16 2012
0 Shpërndarje
MSI ndërton SSD të bazuara në SandForce

Mundësia për të pasur sa më shumë opsione zgjedhjeje është një gjë pozitive. Numri i konkurrentëve që po futen në fushën e prodhimit të SSD-ve po rritet relativisht.

Me sa duket do të shohim një konkurrent të ri për jo shumë kohë të gjatë. MSI, një kompani e njohur më shumë për prodhimin e pllakave amë, kartelave grafike si dhe notebookëve për lojëra, ka vendosur që të futet në biznesin e prodhimit të SSD-ve.

Ky lajm nuk erdhi nga zyrat e MSI-së, por nga një raport i TechPowerUp, të cilët po shikonin Ueb faqen e SandForce, një kompani partnere e MSI-së, për të gjetur këtë foto.

Ky lajm nuk jep shumë informacion, vetëm se MSI do të ketë një komandues SF-2000 të bazuar në SSD, por pjesa më interesante është se lajmi në SandForce mund të jetë vendosur nga vetë MSI.

TechPowerUp thotë gjithashtu se SSD-të e bazuar në SandForce nuk do të jenë bastisja e parë e MSI-së në këtë fushë. Notebookët e rinj që kanë GT60 dhe GT70 gjithashtu posedojnë një pjesë të tretë SSD që përdor teknologjinë Super RAID të MSI-së. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>