Harduer

MSI ndërton një All In One PC për lojëra

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
MSI ndërton një All In One PC për lojëra

msiAll In One PC kanë disa avantazhe, por zakonisht lojërat nuk janë njëra prej tyre.

Gjithsesi MSI po e ndryshon këtë traditë, dhe së fundmi ka prezantuar një AOI 27 inç i cili quhet AG2712.

Zemra e kësaj pajisje është karta grafike që ka, GeForce GTX 670MX.

Gjithsesi karta grafike nuk është i vetmi komponent.

AG2712 ka gjithashtu një Intel Core i7 3630QM të fiksuar në 2.4GHz dhe deri 16 GB DDR3 memorie, 1 TB HDD, lexues dhe shkrues DVD, Wi-Fi si dhe porta USB 2.0 dhe 3.0. Sistemi i operativ është Windows 8.

Për më tepër pajisja është e pajisur me një ekran Full HD për një eksperiencë më të mirë lojërash. I vetmi informacion që mungon është çmimi, i cili pritet të dalë këto ditë. (CIO Albanian)

Tags >

MSIpc
Lajmet e fundit>