Business & Management

Mozilla po përgatitet për të lançuar në disa tregje të reja smartfonët me Firefox OS

Oct 10 2013
0 Shpërndarje
Mozilla po përgatitet për të lançuar në disa tregje të reja smartfonët me Firefox OS

alcatelMozilla ka njoftuar se së shpejti do të fillojë përhapjen e pajisjeve me sistem operativ Firefox OS në tergje të reja përreth botës.

Smartfonët e parë me sistem Firefox OS u hodhën në treg në korrik të këtij viti nga ZTE Open dhe Alcatel One Touch Fire.

Këto pajisje janë të disponueshme nga Telefonica në Spanjë, Kolumbi, Venezuelë si dhe nga Deutsche Telecom në Poloni. Mozilla nuk ka bërë ende publike listën përfundimtare të tregjeve të reja ku do të lançohen pajisjet me sistem Firefox OS, megjithatë ka përmendur Greqinë, Hungarinë, Serbinë, Malin e Zi, Brazilin dhe tre vende të tjera të Amerikës Latine.

Këta smartfonë do të pajisen me versionin e përditësuar të sistemit (1.1) i cili përveç performancës së përmirësuar ofron edhe suport për opsione të tilla si MMS. Për pajisjet ekzistuese me sistem Firefox OS përditësimi i sistemit do të mundësohet së shpejti.

Përsa i përket strategjisë së kompanisë në lidhje me arritjen e sa më shumë klientëve të rinj mund të themi se nuk ka ndryshuar aspak. Mozilla vazhdon të ketë si synim përdoruesit e rinj që heqin dorë nga telefonat tradicionalë dhe sapo futen në botën e smartfonëve.

Një përfaqësues i Mozilla-ës është shprehur: “Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë Firefox OS për të ofruar eksperiencën më të mirë të mundshme ndaj të gjithë atyre njerëzve në mbarë botën që vendosin të blejnë për herë të parë një smartfon. Po presim me padurim të shohim reagimin e tregut pas këtyre lançimeve të planifikuara”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>