Aplikacione

Mozilla ndërton SO mobil për ueb

Jul 26 2011
0 Shpërndarje
Mozilla ndërton SO mobil për ueb

Mozilla ka lançuar një projekt të ri për të ndërtuar një sistem operativ për pajisjet mobile që si qëllim do të ketë operimin e aplikacioneve në ueb.

“Ne dëshirojmë që të gjejmë hapësirat që ueb zhvilluesit nuk po mund ti ngushtojnë për të krijuar aplikacione autoktone të ngjashme me ato të ndërtuara për iPhone, Android, dhe WP7,” shkruante në mes të tjerash në uebfaqen e zhvilluesve të Mozillas në përshkrimin e projektit të ri. Ky projekt do të quhet Boot to Gecko (B2G) dhe plani është që të ndërtohet një “sistem operativ komplet, i pavarur për uebin e hapur.”

Qëllim të ngjashëm kishte edhe Google kur filloi me zhvillimin e Android, i cili tani është një nga sistemet operative më të përhapura në pajisjet mobile.

Së fundmi zhvilluesit duhet të rishkruajnë aplikacionet e tyre për secilën platformë mobile. Në të kaluarën ka pasur shumë tentime për krijimin e teknologjive që do tu mundësonin zhvilluesve të shkruanin një herë aplikacionin dhe ta shpërndanin në sisteme operative mobile të ndryshme, por asnjëra nuk funksionoi siç duhet.

Tani me shfaqjen e HTML5, disa sugjeruan që një numër i madh i aplikacioneve mobile të bazuara në këtë teknologji mund të operojnë në një shfletues, por përsëri të duken sikur janë aplikacione autoktone, por shumica e zhvilluesve pajtohen që HTML5 është akoma larg arritjes së këtij qëllimi.

Nga skuadra zhvilluese e Mozillas deklarojnë që synimi i tyre nuk është që të krijojnë aplikacione që do të operojnë vetëm në shfletuesin e tyre Firefox, por edhe në shfletuesit e tjerë.

Lajmet e fundit>