Aplikacione

Mozilla mbron procesin e lëshimit të shpejtë të Firefox-it

Aug 26 2011
0 Shpërndarje
Mozilla mbron procesin e lëshimit të shpejtë të Firefox-it

Lëshimi i një versioni të shfletuesit Firefox çdo gjatë javë duket të jetë pak turbullues dhe mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar nga ndërmarrjet, tha drejtori i Fondacionit Mozilla, i cili e mirëmban shfletuesin, në një postim në blog, gjatë të enjtes.

Përshtatja e shtojcave me versionet e reja është një tjetër çështje, tha Mitchell Baker, që është drejtor i organizatës jofitimprurëse.

Por lëshimet e versioneve të reja po të sigurojnë që përshtatshmëritë e reja të mos shtyhen për gati një vit përpara se të mund të dërgohen tek njerëzit, tha Baker.

Mozilla së fundi ka marrë një “proces të shpejt të lëshimit” që do të lëshojë nga një version të këtij shfletuesi çdo gjashtë javë.

Zhvilluesit do të duhej të prisnin atë vit për të qenë të gatshëm për t’i përmirësuar aplikacionet e tyre, shtoi Baker.

Një shfletues është vegla dërguese për internetin, dhe interneti lëviz shumë shpejt, tha Baker. Por nëse shfletuesi është që të jetë ndërfaqe për internetin, ai duhet të jetë më shumë si interneti. Kjo nënkupton dërgimin e përtatshmërive kur ata janë gati, nëpërmjet një procesi të shpejtë, tha ai.

Atje ka sidoqoftë punë për t’u bërë për ta bërë procesin e lëshimit të shpejtë më të zbutur dhe me shpresë më të dobishëm për bazën e përdoruesit, tha Baker./cio.al

Lajmet e fundit>