Business & Management

Mozilla dyfishon shpërblimet në 7,500 dollar për hulumtuesit e sigurisë

Jun 10 2015
0 Shpërndarje
Mozilla dyfishon shpërblimet në 7,500 dollar për hulumtuesit e sigurisë

mozilla_foundation_logoMozilla po u jep një motivim shtesë hulumtuesve të sigurisë në shfletuesit tanë duke dyfishuar shpërblimin për informacionet rreth vrimave të sigurisë së lartë. Ky ndryshim vjen ndërsa një pjesë e madhe e kompanive kanë implementuar programe të ndryshme shpërblimesh, nga të cilat përfitimet për zhvilluesit janë të mëdha.

“Shpërblimi u rrit në 3,000 dollar 5 vjet më parë dhe tani ka ardhur momenti që kjo shifër të rritet përsëri”, tha Raymond Forbes, një inxhinier sigurie pranë Mozilla.

Arnimi i dobësive në varësi të rrezikshmërisë që paraqesin, mund të shpërblehen nga 3,000 dollar deri në 7,500 dollar duke filluar që nga dita e sotme. Mozilla vazhdimisht paguante një shumë fikse ndërsa tashmë do të paguajë në varësi të cilësisë së raportit, rrezikshmërisë së dobësisë dhe lehtësisë në shfrytëzim.

Hulumtuesit që zbulojnë dobësi me rrezikshmëri mesatare do të shpërblehen diku mes 500 dhe 2,000 dollar, një shumë kjo e përcaktuar nga Komiteti i Shpërblimeve pranë Mozilla. Gjer më sot, Mozilla ka paguar 1.6 milion dollar përmes programit të saj të shpërblimit. (CIO Albanian)

Tags >

Mozilla
Lajmet e fundit>