Aplikacione

Mozilla bllokon Java në disa Firefox për Mac

Apr 19 2012
0 Shpërndarje
Mozilla bllokon Java në disa Firefox për Mac

Mozilla ka filluar të bllokoj versionet e vjetra të shtesës Java për Firefox në disa përdorues të Mac duke marrë masa mbrojtëse ndaj malware-it Flashback.

Kjo lëvizje vjen dy javë pasi Mozilla çaktivizoi versionet e pa arnuara të softuerit të Oracle në Firefox për Windows.

Edhe pse Mozilla deklaroi me 2 prill që mund të shtoj shtesën e Java-s për Firefox në listën bllokuese për Mac nuk e bëri këtë hap deri të hënën. Lista bllokuese është një listë që mirëmban shtesat të cilat kompania i çaktivizon për shkak të infektimeve me viruse malinje ose kanë qenë cak i sulmeve.

Njëra ndër arsyet për këtë vonesë të çaktivizimit ishte vrima në Firefox që nuk lejonte rikarikimin e metadata-s të shtesës pas përditësimit. Kjo do të thotë që edhe nëse dikush përditëson Java-n në Mac, versioni i Firefox do të jetë i lëndueshëm dhe i vjetër.

Mozilla ka përmirësuar këtë vrimë me versionin Firefox 12 i cili do të lançohet me 24 prill.

Për këto arsye, Mozilla ka vendosur vetëm një bllokadë të pjesshme për shtesën e Java-s duke e limituar vetëm në kopjet e Firefox në Mac-ët të cilët operojnë me sistemin operativ OS X 10.5 ose më të hershëm, sistem operativ që njihet edhe si Leopard. Apple nuk përkrah më këtë sistem operativ, apo paraardhësit e këtij sistemi operativ, që do të thotë se këto sisteme operative janë më të lëndueshme ndaj trojanit Flashback. /cio.al/

Lajmet e fundit>