Aplikacione

Mozilla arnon 11 vrima të Firefox

Oct 1 2011
0 Shpërndarje
Mozilla arnon 11 vrima të Firefox

Gjatë javës së kaluar, Mozilla arnoi 11 vrima në versionin për desktop të shfletuesit Firefox, kur edhe u bë lëshimi i verisonit 7.

Ndërmarrja ka marrë mjaft kritika për shkak të periudhës së shkurtër ku edhe bëhet lëshimi i çdo version të ri të shfletuesit Firefox. Firefox 7 paraqet përditësimin e tretë që Mozilla e lëshuar si rezultat i programit të ri të vet për lëshim çdo gjashtë javor të një versioni të ri. Mozilla filloi këtë program të lëshimeve çdo gjashtë javë në mars të këtij viti.

Përmirësimi më i madh i Firefox 7 është zvogëlimi i përdorimit të memories. Mozilla më parë ka pranuar që si një të metë të madhe ka pasur përdorimin e madh të memories kompjuterike.

“Firefox [7] menaxhon memorien më efektshëm për të dërguar një përvojëmë të shkathët të shfletimit në ueb” tha Mozilla gjatë të martës, kur e lëshoi verisonin e ri. “Përdoruesit do ta kuptojnë se sa i shpejtë është Firefox në hapjen e tabeve të reja, klikimin në gjërat e menysë dhe butonat në uebfaqeve.

Shumica e përdoruesve do të shohin një rënie prej 20%-30% në përdorim të memories në krahasim me versionin Firefox 4, thotë Mozilla, por në disa raste kjo mund të shkojë deri në 50%.

Në një postim që ka të bëjë me ndryshimet e bëra në Firefox 7, Mozilla tha që më së shumti nga këto ndryshime do të përfitojnë përdoruesit në Windows./cio.al

Lajmet e fundit>