Mobile

Motorola zbulon smartfonin e parë Razr I, të bazuar në Intel

Sep 21 2012
0 Shpërndarje
Motorola zbulon smartfonin e parë Razr I, të bazuar në Intel

Motorola Mobility zbuloi smartfonin e vet të parë të bazuar në Intel në një ngjarje mediatike në Londër.

Razer I, duket pothuajse identik nga jashtë me atë të SHBA-ve, Droid Razer M si dhe ka disa specifika të njëjta: një ekran 4.3 inç, ekran AMOLED, 8MP kamera, panel Kevlar dhe 2000 mAh bateri.

Nuk është dual core, por Intel thotë se është i denjë për tregun. Jeta e baterisë llogaritet në 20 orë në një shumëllojshëmri përdorimi pavarësisht ekranit të madh.

Motorola përfshiu aksionet e veta Smart si dhe aplikacionet e veta që fik dhe ndez automatikisht opsione si Bluetooth apo GPS. Një aspekt tjetër i analizuar ishte kamera e cila mund të bëjë 10 shkrepje në sekondë dhe 1080p video.

Nga ana e softuerit, Razr do të ketë Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ndërsa përmirësimi në Jelly Bean do të vijë pak kohë më vonë. Përpuethshmëria me programet nga arkitektura x86 e Intelit nuk është shumë problem, edhe pse ka pasur disa konflikte me Google Chrome.

Motorola thotë se smartfoni do të jetë i disponueshëm në tetor në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Brazil, Argjentinë dhe Meksikë. Nuk ka akoma të dhëna rreth çmimit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>