Investim

Motorola Solutions blen Psions

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Motorola Solutions blen Psions

Motorola Solutions, javën e kaluar bleu prodhuesin e kompjuterëve mobil Psion për 200 milionë dollarë, teksa ndërmarrja vazhdon ta dallojë veten që nga ndarja e Motorolas gjatë vitit të kaluar.

Motorola Solutions ofron produkte teknologjike përfshirë smartfonë, tabletë, ndërsa Psion shet produkte mobile për ndërmarrje të cilat mund të përdoren në të shumtën e rasteve si organizues në ndërmarrje dhe sektorë vertikalë. Në vitin 2011, Motorola u nda në dy njësi, në Motorola Solutions dhe Motorola Mobility, ku kjo e fundit ishte blerë nga Google për 12.5 miliardë dollarë.

Psion është blerja e dyta dhe më e madhja e Motorola Solutions, që kur u bë ndarja dhe do të vazhdojë forcimi i ndërmarrjes, tha Gene Delaney, zëvendës president ekzekutiv i veprimeve me produkte dhe biznes në Motorola Solutions. Motorola Solutions bleu nismën Rhomobile në muajin tetor të vitit të kaluar për të përmirësuar portofolin e vet softuerik.

“Ne e shohim një mundësi të marrim radhën e kombinuar të konsumatorëve,” me të cilën Motorola duhet të arrijë tregje më të shumta vertikale në mbarë botën me një gamë më të gjerë produktesh, tha Delaney.

Në Britaninë e Madhe, Psion bëri emër duke ofruar kompjuterë mobil që nga vitet 1980, përfshirë seritë e popullarizuara PDA (ndihmësit personal digjitalë). (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>