Slider

Motorola fiton çështjen e patentës kundër Microsoft-it

Oct 9 2012
0 Shpërndarje
Motorola fiton çështjen e patentës kundër Microsoft-it

Prodhuesi i telefonave Motorola ka arritur një fitore të rrallë kundër gjigandit softuerik Microsoft në një çështje mbi patentat që zhvillohej në Gjermani.

Gjykata Rajonale e Manhajmit (Mannheim) vendosi që Motorola Mobility, pjesë e Google, nuk kishte shkelur asnjë patentë të Microsoft-it që lidhej me aktivizimin e aplikacioneve me qëllimin për të punuar në pajisje të ndryshme.

Kjo i lejon zhvilluesit e aplikacioneve të evitojnë shkrimin e kodeve të ndryshme për pajisje të ndryshme, duke reduktuar në këtë mënyrë kohën dhe kostot e prodhimit.

Në Gjermani janë zhvilluar edhe procese te tjera të ngjashme

Kohët e fundit Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm në betejat ligjore mes kompanive që prodhojnë celularë, tabletë apo softuerë. Kjo për arsyen se proçeset zhvillohen më shpejt dhe me kosto më të ulta. Microsoft-i ka fituar tre çështje patentash kundër Motorola-s në Gjermani.

Si rezultat i këtyre vendimeve, smartfonët me teknologjinë e debatuar nuk shiten më në tregun gjerman. Vitin e kaluar, Google investoi 12.5 miliardë $ për të blerë Motorola-n.

Kjo është njëkohësisht edhe blerja e tyre më e shtrenjtë. Synimi kryesor i këtij përvetësimi ishte përdorimi i patentave të kësaj të fundit për të shmangur përballjen me disa sfida ligjore mbi platformën Android. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>