Mobile

Motorola Droid 4 vjen në Verizon

Feb 9 2012
0 Shpërndarje
Motorola Droid 4 vjen në Verizon

Celulari i mençur Motorola Droid 4, me tastierë fizike QWERTY, do të jetë në dispozicion për përdoruesit e rrjetit 4G LTE të Verizon nga data 10 shkurt.

Ngjashëm me pararendësin e tij që u lançua para shtatë muajve, Droid 4 ka një ekran qHD 4 inçësh, hapësirë të integruar prej 16 GB, një kamerë të pasme 8 megapikselë dhe një kamerë të parme për video-bisedë.

Krahasuar me Droid 3, ka dyfish më shumë RAM memorie – 1 GB, dhe një procesor dy bërthamësh 1.2 GHz në vend të procesorit 1 GHz. Droid 4 është pak më i hollë se modeli i vjetër për më pak se gjysmë inçi, dhe huazon disa elemente dizajnimi nga Droid RAZR.

Por, vetia më e mirë e Droid 4 vlerësohet të jetë përkrahja për 4G LTE. Pikërisht kjo supozohet të jetë edhe arsyeja pse operatori mobil, Verizon ka vendosur të hedh një celularë të mençur 4G me tastierë fizike. Për momentin Verizon ka ndërprerë lançimin e celularëve të mençur të shtrenjtë të bazuar në Android që nuk përkrahin 4G.

 

Lajmet e fundit>