Slider

Motorola do të mbyllë fabrikën e prodhimit në Teksas nga fundi i 2014-ës

May 31 2014
0 Shpërndarje
Motorola do të mbyllë fabrikën e prodhimit në Teksas nga fundi i 2014-ës

gsmarena_001Një nga veçoritë e smartfonit Motorola Moto X kur debutoi ishte se ky smartfon ishte prodhuar tërësisht në Amerikë. Motorola, në pritje të telefonëve të ardhshëm të kompanisë, ndërtoi një fabrikë në Teksas me qëllim që të ndërtoheshin aty smartfonët e saj më të mirë. Por operacionet në këtë fabrikë kanë rënë në mënyrë dramatike; ku në fillim ishin 4000 punonjës, dhe tashmë kanë mbetur vetëm 700.

Arsyeja pse u ndërtua kjo fabrikë ishte se kompania dëshironte që pajisjet të prodhoheshin brenda vendit dhe kështu ata nuk kishin pse të paguanin për dërgesat dhe pajisjet do tu shkonin përdoruesve më shpejt. Dhe funksionoi, në teori të paktën. Ata arritën të prodhonin 100 mijë Moto X në javë, gjë kjo e cila i ndihmoi ti vendosnin pajisjes një çmim “agresiv”. Gjithsesi kjo nuk mjaftonte për të mbajtur prodhimin brenda SHBA-ve. Një tjetër faktor mund të jetë blerja e Motorolës nga Lenovo. Lenovo është një kompani kineze dhe mbase nuk është një çudi që kjo fabrikë të mbyllet tërësisht brenda këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

motorola
Lajmet e fundit>