Business & Management

Motoja e Gates me Microsoft-in gjithnjë më ka shqetësuar thotë Nadella

Feb 22 2017
0 Shpërndarje
Motoja e Gates me Microsoft-in gjithnjë më ka shqetësuar thotë Nadella

nadella-1Në vitet 80 kur Bill Gates themeloi Microsoft kishte një qëllim të vetëm: “Një kompjuter për çdo tavolinë dhe çdo shtëpi.”

Por ekzekutiv i kompanisë Satya Nadella i cili filloi tek kompania si një programues në 1992 përpara se të merrte rolin më të lartë në 2014-ën, besonte se misioni i Gates kishte një të metë të madhe.

“Kur ja bashkova kompanisë në 1992, flisnim për misionin tonë e vendosjes së një kompjuteri në çdo tavolinë dhe në fund të asaj dekade ja arritëm, të paktën në vendet e zhvilluara,” shpreh Nadella për USA Today.

“Isha konfuz lidhur me misionin tonë i cili kishte një qëllim të përkohshëm.” Me fjalë të tjera sipas Nadella vizioni i Gates për të ardhmen e Microsoft kishte një pikë ndalesë dhe nuk ishte përcaktuar ende drejtimi.

Në vitet 2000 nën drejtimin e Steve Ballmer Microsoft po përpiqej të ruante këtë rol dhe kontroll mbi industrinë në vend që të furnizonte botën me inovacion.

Nadella gjithashtu beson në një qëllim – në 2015-ën ai thoshte se misioni i Microsoft është ti mundësojë çdo njeriu dhe çdo organizate të arrijë më shumë.” Dhe kështu ai ka inkurajuar një kompani të tërë që të mos qëndrojë në vend.

Nën lidershipin e Nadella Microsoft ka ulur fokusin në drejtim të Windows dhe kompjuterëve duke varur shpresat tek informatika cloud e Azure dhe Office 365, ku që të dy po japin rezultate të shkëlqyera.

Ndërsa kjo qasje nuk ka gjeneruar të ardhura marramendëse, ajo ka arritur të rivitalizojë imazhin e kompanisë. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>