Business & Management

Morgan Freeman do të jetë zëri i asistentit dixhital të Mark Zuckerberg

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Morgan Freeman do të jetë zëri i asistentit dixhital të Mark Zuckerberg

3066752-poster-p-1-morgan-freeman-will-be-the-voice-of-jarvis-mark-zuckerbergs-home-ai-assistant

Aktori i njohur Amerikan, Morgan Freeman, do të jetë Jarvisi i një prej miliarderëve të Luginës së Silikonit, një ngjarje e paralajmëruar më parë. Bëhet fjalë për shefin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg i cili duket se ka përfunduar ndërtimin e asistentit dixhital të shtëpisë.

Në mesin e shumë gjërave, sistemi mund të ndezë dhe të fikë dritat, të luajë muzikë sipas shije personale të Zuckerberg dhe gruas së tij, të portën e oborrit, të përgatitë një bukë të thekur e madje të zgjojë nga gjumi vajzën e tyre.

Jarvis vjen nga filmat e Tony Stark të quajtur Iron Man. Mark Zuckerberg publikoi muaj më parë një status në Facebook ku kërkonte një person i cili do të merrte rolin e asistentit dixhital të tij.

Në mesin e atyre që ofruan zërin e tyre ishte edhe aktori i Iron Man, Robert Downey.

Por ndjekësit kishin ide tjetër të cilët nga 50,000 komente, një pjesë e madhe e tyre sugjeronin Morgan Freeman. Zuckerberg kishte se thënë se as nuk i kishte shkuar në mendje se Freeman do të ishin njeriu që do luante Jarvisin e tij. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>