Siguri

Monitorimi i rrjeteve shoqëror legal sipas FBI

Feb 15 2012
0 Shpërndarje
Monitorimi i rrjeteve shoqëror legal sipas FBI

Byroja Federale për Investigim e SHBA-ve, FBI, ka publikuar planet e saja për monitorimin e rrjeteve shoqërore si pjesë e strategjisë për përmirësimin e situatës së sigurisë. Monitorimi do të jetë në pajtim me njësinë për të drejtat civile dhe të privatësisë që funksionon brenda agjencisë.

Njësia do të rishikoj implikimet legale të aplikacionit të monitorimit dhe të siguroj që të përshtatet me të drejtat civile dhe të privatësisë para se të implementohet.
“Edhe pse FBI gjithmonë është adaptuar me ndryshimet në teknologji, rregulli i ligjit, lirive dhe të drejtave civile, do të mbesin principet tona themelore,” deklarojnë nga FBI.

Në konferencë për media lidhur me planet për monitorimin e rrjeteve shoqërore, nga FBI deklaruan që do të përdorin teknologji që në mënyrë të shpejt do të mblidhte dhe analizonte të dhënat e postuara në faqe si Facebook, Twitter dhe bllogje, duke përdorur fjalë dhe fraza të thjeshta në kërkime.

Sipas FBI, të dhënat e postuara në kësisoj faqe do të ndihmojnë agjencinë të zbuloj më lehtë dhe më shpejtë rreziqet eventuale, si dhe lokalizimin e organizimeve të tilla.

Monitorime të tilla tashmë kanë zgjuar brengat tek grupe për të drejtat e njeriut të cilat kanë kërkuar më shumë transparencë për këto lloj monitorime.

Lajmet e fundit>