Siguri

Mobile malware ende në shifra të ulta, rriten rrjetet dashakeqëse

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Mobile malware ende në shifra të ulta, rriten rrjetet dashakeqëse

Mobile malwareSistemet operative të pajisjeve mobile vazhdojnë të mbeten më të sigurta krahasuar me ato desktop apo laptop. Por, ajo që po vërehet masivisht sot janë të ashtuquajturat ‘rrjete dashakeqëse mobile’, përmes së cilave po shpërndahen sulme phishing dhe spam.

Raporti i Blue Coat Systems mbi ‘Mobile Malware’ në vitin 2013, i cili ka analizuar kërkesat e 75 milionë përdorues në të gjithë botën, tregon se kërcënimet mobile vazhdojnë të përbëjnë ende një përqindje të vogël të trafikut të përgjithshëm dhe se ‘malware mobile’ hyjnë zakonisht në sistem kur telefoni është përgjithësisht i sapoblerë.

Por, analistët shprehen se ky fakt mund të ndryshojë së shpejti, duke qenë se kriminelët kibernetikë do të fillojnë t’i përshtaten mjedisit dhe sjelljes së përdoruesve.

70% e punonjësve të një kompanie (studimi ‘IDG Global Mobility’) e aksesojnë rrjetin e korporatës përmes smartfonit apo tabletit personal, fakt ky që i rrit së tepërmi shanset për t’u sulmuar.

Në veçanti, në raport është theksuar fakti se rrjetet dashakeqëse, të cilat kanë tashmë baza të forta dhe të qëndrueshme në botën e desktopit, po kalojnë në mobile. Rrjetet dashakeqëse ndërtohen duke infektuar kompjuterin e përdoruesit me Trojan. Kompjuteri i infektuar përdoret nga aplikacionet e hakerave për të shpërdarë më pas virusin tek përdoruesit e tjerë.

Në raport përmendet fakti se “rrjetet dashakeqëse i hapën rrugën fillimisht aplikacioneve Java por nuk patën një arritje të madhe në përhapjen e tyre”. Megjithatë, në shkurt 2012, rrjetet dashakeqëse që targetonin perdoruesit mobile, filluan të shfaqnin aktivitet të dukshëm.

Në vitin 2012, trafiku i rrjeteve dashakeqëse u rrit me 2%. Ky është një aspekt i rëndësishëm që na sugjeron të kemi kujdes të veçantë ndaj këtyre sulmeve në vitin 2013, përmes marrjes së hapave të duhur për të siguruar një mbrojtje të mirë. (CIO Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>