Slider

MITIK organizon tenderin për dixhitalizimin e TVSH-së

May 14 2013
0 Shpërndarje
MITIK organizon tenderin për dixhitalizimin e TVSH-së

TVSHMinistria e Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, ka organizuar ditën e hënë tenderin për dixhitalizimin e Televizionit Publik Shqiptar, i cili ishte miratuar një vit me parë në kuadër të Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet televizive Analoge ne transmetime Numerike (Dixhitale).

Dje përfunduan procedurat e dorëzimit të ofertave për ndërtimin e rrjetit dixhital të TVSH-së, ku u paraqitën ofertat e kompanive të lartpërmenduara. Në njoftimin për shtyp, Ministria shkruan se është e “kënaqur me paraqitjen në garë të kompanive me famë botërore në këtë fushë, çka tregon besimin ndaj autoriteteve shqiptare dhe seriozitetin e profesionalizmin e procedurës.”

Procedura e kalimit nga transmetimet analoge në ato dixhitale është detyrim për t’u realizuar nga qeveria shqiptare brenda muajit qershor të vitit 2015. Ky do të jetë edhe afati i fundit për ndërprerjen e transmetimeve analoge në Evropë, rrjedhimisht edhe në Shqipëri.

Në faqen zyrtare të Ministrisë në internet shkruhet gjithashtu se synimi kryesor është që fillimisht mbulohet 90% e popullsisë me transmetime dixhitale, ndërkohë që pjesa e pambuluar e popullsisë do të shërbehet nëpërmjet transmetimit satelitor. Duke ndjekur politikat e shteteve të tjera evropiane, edhe qeveria shqiptare do të subvencionojë dekoderët për familjet në nevojë. (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>