Slider

MIT po përdor nanoteknologjinë për të lehtësuar procesin e zbulimit të kancerit

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
MIT po përdor nanoteknologjinë për të lehtësuar procesin e zbulimit të kancerit

nanotechKërkuesit e MIT po përdorin aktualisht nanoteknologjinë për t’i ndihmuar mjekët të zbulojnë më herët kancerin, duke shtuar kështu probabilitetin e shërimit të tyre. Për të diagnostikuar kancerin, mjekët kërkojnë për proteina të caktuara që sekretohen nga qelizat kancerogjene.

Problemi me këto biomarkers (shënjues bio) qëndron në faktin se është e vështirë të zbulohen, duke i dhënë kancerit më tepër kohë për t’u përhapur para se të zbulohet dhe të trajtohet më pas. Prandaj, një grup shkencëtarësh të MIT, kanë zhvilluar një teknologji që përdor grimca nano të cilat mund të ndërveprojë me proteinat kancerogjene për të krijuar mijëra biomarkers.

Funksioni i tyre është i njëjtë me atë të katalizatorit. Përforcimi i biomarkers-ve është një hap i rëndësishëm në diagnostikimin e kancerit pasi proteinat që prodhohen nga qelizat kancerogjene janë aq të shpërndara në gjak sa që është pothuajse e pamundur t’i zbulosh.MIT nanotech

Kërkuesit e Universitetit të Stanford raportuan para një viti se tumoret e vezoreve mund të rriten për 10 vjet pa u zbuluar nga analizat e gjakut. 

Qeliza krijon biomarkers, por ka një limit në kapacitetin e prodhimit të tyre. Ishte pikërisht ky fakt që çoi në idenë e forcimit të tyre përmes metodës së përmendur.

Shan Wang, profesor i materialeve shkencore dhe inxhinierinë elektrike në Stanford shprehet se “Sa më herët ta diagnostikosh kancerin, aq më shumë shanse ke për ta kuruar. Kjo teknologji do të ndihmonte shumë në rastet e kancerit në mushkëri, atij në vezore dhe në pakreas, pasi këto janë llojet e tumoreve që janë të fshehura në trupin e njeriut.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>