Harduer

MIT është duke zhvilluar robotët nënujorë që gjurmojnë për drogë

Sep 29 2014
0 Shpërndarje
MIT është duke zhvilluar robotët nënujorë që gjurmojnë për drogë

0Ata mund të mos jenë aq të shpejt dhe efikas sa qentë në aeroport, por robotët janë duke u përgatitur për të nisur “luftën” kundër kontrabandave nënujore me drogë. Hulumtuesit në MIT janë duke punuar në makina të zhytjes që do të mund të përdornin ultra tinguj për të gjetur drogën e fshehur në anije. Prototipi i tyre, që duket si një top bowling-u, është dizajnuar për të ecur përgjatë trupit të anijes. Ai do të mund të përdorte skanimin me ultra zë për të gjetur hapësirat boshe në shtresat e rreme të anijes dhe boshtet e helikës ku mund të fshihet droga.

I zhvilluar nga studenti Sampriti Bhattacharyya dhe profesori i inxhinierisë në MIT, Harry Asada, roboti është i ndarë në dy gjysma, njëra të cilës nuk i hyn uji dhe tjetra e depërtueshme nga uji. Pjesa e cila është rezistuese ndaj ujit mban një bateri dhe elektronikë litiumi që mund të rimbushet, ndërsa pjesa tjetër përmban gjashtë pompa që e shtyjnë ujin përgjatë tubave, duke e çuar robotin përpara. Roboti mund të lëviz 0.5-1 metër për sekondë, teksa është duke u mbajtur në një anije dhe mbushja e tij e baterisë zgjat për rreth 40 minuta.

Ky robot është përgatitur duke përdorur elemente të strukturave të printuara 3D, duke nënkuptuar që ai mund të prodhohet edhe për 600 dollarë. Kjo është mjaft lirë, duke e ditur se sa shumë përdorime mund të gjejë në zbulimin e kontrabandave. “Është shumë shtrenjtë që për sigurinë e porteve të përdoren robotë tradicionalë për çdo anije të vogël që vjen në port,” tha Bhattacharyya në një artikull të postuar në MIT News. Prototipi ishte paraqitur së fundi në Konferencën Ndërkombëtare në Sisteme dhe Robotët Inteligjentë (IROS) në Çikago, por testimet deri tani janë përqendruar në atë se a mund të udhëtojë në një vijë të drejtë dhe të qëndrojë në kontakt me një sipërfaqe nënujore. Ai ende duhet të pajisjet me një sensor për ultra zë.

Hulumtuesit shpresojnë të shtojnë përmirësime si bateri që mund të mbushen pa kabllo dhe ndryshime në sistemin e shtytjes që do ta zgjeronte kohën e operimit në 100 minuta për mbushje. Kryerja e skanimit me ultra zë pa pasur kontakt me shtresën e jashtme të anijes është një përmirësim tjetër i mundshëm, pasi që çipat mund të mbushen me pinca që mund të pengojnë robotët.

Roboti kundër kontrabandës ndjek një përpjekje nga kompania konsultuese Boston Engineering dhe Departamenti i Sigurisë Vendore i SHBA-së për të zhvilluar një pajisje nënujore të formës së peshkut tuna, të quajtur BIOSwimmer. Ajo pajisje është dizajnuar për të hetuar vrimat dhe tanket e zhytura të anijeve dhe për të përdorur një kamerë dhe hidrolokator për të gjetur anomalitë në shtresën e jashtme që mund të sinjalizojnë praninë e drogave. (CIO Albanian)

Tags >

robot
Lajmet e fundit>