Investim

Misioni në mars që do të zgjasë 501 ditë

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Misioni në mars që do të zgjasë 501 ditë

RDeri më sot, nuk është bërë asnjë përpjeke për të shkuar në Mars vetëm apo të paktën në një anije me njerëz. Sipas përllogaritjeve, një udhëtim i tillë do të zgjaste 501 ditë.

Kompania hapsinore Paragon Space Development Corp dhe milioneri Dennis Tito bënë një lajmërim se kishin në plan të dërgonin një duo mashkull dhe femër në këtë mision. Çifti preferohet të jetë mbi moshën e pjellorisë pasi udhëtimi do të jetë i gjatë dhe i mërzitshëm, si dhe një fëmijë i sapolindur mund të sjellë shumë probleme.

Por më e rëndësishmja është se pas misionit ekziston rreziku që një çift i ri mos të mund të riprodhojë më. Në fakt misioni nuk do të mbarojë me uljen në mars, por thjesht udhëtim drejt marsit e më pas kthimi në shtëpi. Qëllimi i këtij misioni shërben më tepër si inspirim, dhe jo si mision për të shkelur në planetin e kuq.

Udhëtimi është planifikuar për në 2018, kjo jo sepse mungojnë fondet për të ndërtuar anijen, por sepse atëhere Marsi do të jetë më afër me tokën. Kostoja totale e misionit llogaritet të jetë në 2.5 miliardë dollarë.

Edhe pse ekipi nuk do të shkele fizikish, ata janë të projektuar të shkojnë deri në 100 milje larg planetit, e cila është largësia më e madhe që një njëri do të ketë bërë deri më sot. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>