Business & Management

Miratohet pakti i ri komercial i transferimit të të dhënave mes BE-së dhe SHBA-së

Jul 12 2016
0 Shpërndarje
Miratohet pakti i ri komercial i transferimit të të dhënave mes BE-së dhe SHBA-së
A woman holds her smart phone which displays the Google home page, in this picture illustration taken February 24, 2016.  REUTERS/Eric Gaillard/Illustration/Files

REUTERS/Eric Gaillard

Një pakt i ri komercial i të dhënave mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkura të Amerikës do të hyjë në fuqi ditën e Marte duke i dhënë fund kështu çdo paqartësie dhe pasigurie që zgjatën për muaj të tërë lidhur me qarkullimin e të dhënave nga kompani si Google, Facebook dhe Microsoft.

Mburoja e Privatësisë (Privacy Shield) erdhi si rezultat i mos dakordësisë mes Bashkimit Europian dhe SHBA-ve lidhur me ligjet aktuale në fuqi të Safe Harbour çka bëri që një gjykatë Europiane ta quante të pavlefshme këtë të fundit.

Tre vite më parë ish nën kontraktori i NSA-së, Edward Snowden foli për një program masiv përgjimi nga autoritetet amerikane, një ngjarje e cila shkaktoi reagime të ashpra nga figura politike të kontinentit të vjetër.

Qëllimi kryesor i Mburojës së Privatësisë është forcimi i mbrojtjes për qytetarët Europian të dhënat e të cilëve nëse zhvendosen në SHBA do të mbikëqyren nga një avokat i cili do ti përgjigjet çdo kërkese të qytetarit Europian.

Apple, Dropbox, Google, Microsoft, Samsung dhe Sony e kanë mbështetur fuqishmisht këtë marrëveshje por ka edhe prej atyre që nuk kanë besim tek Mburoja e Privatësisë. Të gjitha kompanitë mund të aplikojnë në Mburojën e Privatësisë duke filluar që nga data 1 Gusht gjithnjë nëse kanë implementuar ndryshime e nevojshme në përshtatje me rregullat aktuale. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>