Investim

Miratohet blerja 900 milionë dollarëshe nga Google

May 12 2011
0 Shpërndarje
Miratohet blerja 900 milionë dollarëshe nga Google

altNortel Networks ka marrë lejen nga gjykata që të shesë portofolin e mbetur të patentave të tyre kompanisë Google për një shumë prej 900 milionë dollarëve.

Ish prodhuesi i pajisjeve për rrjeta pati publikuar planet për shitjen e rreth 6000 patentave të mbetura muajin e kaluar, patenta që kanë të bëjnë në fushën e komunikimeve digjitale wireless apo me tela.

Transaksioni 900 milionë dollarësh i Google ishte rezultat i disa rretheve të bisedimeve konfidenciale që përfshin edhe kompani tjera si Apple dhe Nokia.

Megjithatë miratimi nga gjykata e qarkut në Delaware s’do të thotë që Google ka siguruar patentat e reja. Ata kanë bërë të ashtuquajturën ofertë të “kalit vrapues” duke vendosur çmimin minimal në aukcion që do të mbahet me 20 qershor. Kompanitë rivale duhet të barazojnë ofertat e tyre me këtë aukcion në mënyrë që të kualifikohen deri më këtë datë.

Nortel ngadalë ka shitur asetet e saja që kur kanë aplikuar për falimentim në janar të vitit 2009, pas një dështimi për ristrukturimin e kompanisë pa mbështetje nga gjykata. Atë vit, Ericsson pagoi mbi 1 miliardë dollarë për CDMA (Code Division Multiple Access) divizionin wireless të kompanisë, përderisa Avaya pagoi pak nën 1 miliardë dollarë për biznesin e rrjetit të ndërmarrjes.

Që nga atëherë, shitja e aseteve ka qenë më e qartë, me njoftimin e Nortel për shitjen e 666,624 IPv4 adresave Microsoftit, një komoditet në kërkesa të larta pasi tani operatorët anembanë kanë filluar të ndjejnë mungesën e këtij lloji të adresave.

Lajmet e fundit>