Investim

Ministrja Kusari-Lila viziton stendën e Kosovës në CeBIT 2012

Mar 10 2012
0 Shpërndarje
Ministrja Kusari-Lila viziton stendën e Kosovës në CeBIT 2012

Znj. Mimoza Kusari-Lila, Zëvendës Kryeministre dhe Ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë viziton stendën e Kosovës në CeBiT 2012, Hannover

Panairin më të madh të TIK-ut, CeBIT 2012, ku po ekspozon edhe shoqata kosovare STIKK së bashku me pesë kompanitë e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit nga Kosova, e vizituan sot znj. Mimoza Kusari Lila, zv. Kryeministre dhe Ministre e MTI; z. Bernard Nikaj, këshilltar dhe z. Valdrin Lluka, drejtor i Agjencionit për Promovim të Investimeve të Kosovës-IPAK.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, Astrit Hysenin nga kompania RROTA, Hysen Sadikun nga kompania DataPrognet, Erdet Nasufin nga kompania Logistics Plus, Mentor Sahitin nga kompani Adaptivit, Arian Mullaramën nga kompania Frakton si dhe me Vjollca Çavollin, Drejtoreshë Ekzekutive e STIKK, znj. Kusari Lila dëgjoi diskutimet mbi sfidat dhe problemet e sektorit të TIK-ut në Kosovë, si dhe iu transmetua ideja e prezantimit të Kosovës si destinacion kryesor për “outsourcing” (jashtëkontraktim).

Në fund të vizitës, znj. Kusari Lila së bashku me z. Lluka shprehen gatishmërinë e tyre personale si dhe të institucioneve të Kosovës për mbështetjen e iniciativave private në zhvillimin e biznesit dhe partneriteteve potenciale me shtetet gjermanofolëse.

Lajmet e fundit>