Business & Management

Ministri Pollo bën bilancin e 2012, veçon avancimin e e-government

Jan 21 2013
0 Shpërndarje
Ministri Pollo bën bilancin e 2012, veçon avancimin e e-government

e-goverment

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit të Shqipërisë, Genc Pollo, bëri bilancin e punës së institucionit për vitin 2012, ku veçoi hapat përpara të bëra në dixhitalizimin e vendit dhe në veçanti të administratës publike. Genc Pollo

Ai veçoi e-aktet, aplikacion i avancuar, që çdo nismë legjislative të Qeverisë e kryen vetëm online.

“Po të llogarisim si është punuar më parë: 120 persona të autorizuar, që merrnin kopje të dokumenteve, dhe që tani punojnë vetëm online, na çojnë në kalkulimin e thjeshtë, që është kursyer aq shumë letër sa që do të kishim një kullë me letra 1200 metra të lartë, apo rreth 24 mijë kuti letre format A4 të harxhuar, nëse nuk do të ishte bërë sistemi e-aktet, ku gjithkush punon online, nga nëpunësi i sektorit të legjislacionit, deri te ministri dhe Kryeministri, për stacionin fundor të miratimit të akteve.

Krahas kësaj, ne tashmë kemi Databazën Qeveritare të përfunduar, një sistem modern, ku mbështeten të tërë serverët, që ofrojnë shërbimin Cloud për Qeverinë, për e-government. Do të kemi të lidhur në vitin 2013 një sërë agjencish në ndërveprim, në interoperabilitet me njëra-tjetrën”,- tha Pollo.

Një tjetër risi e vitit 2012 ishte portali e-albania.al, ku do të integrohen të gjitha shërbimet, ndërfaqet, uebsite-t e institucioneve zyrtare shqiptare.

Qeveria shqiptare parashikon që në javët e ardhshme në këtë portal të integrohen dy shërbimet e para online, që është aplikimi për patentën e shoferit, pra lejen e drejtimit të automjetit, si dhe aplikimi i maturantëve për tu pranuar në shkollat e larta. (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>