Microsoft

Ministri i Financave në Finlandë: Microsoft-i na ka tradhtuar

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
Ministri i Financave në Finlandë: Microsoft-i na ka tradhtuar

Microsoft-NokiaJavën e kaluar, Satya Nadella deklaroi se Microsoft-i do të largonte nga puna 18,000 punonjës në të gjithë botën. Rreth 12,500 prej tyre janë ish-punonjës të Nokia-s, ishte gjigandi në tregun e telefonëve si dhe kompania më e madhe në Finlandë në kohën që ajo ishte akoma pa u bërë pjesë e Microsoft-it. Normalisht, ky lajm shkaktoi një reaksion në media në akuza ndaj Microsoft dhe ish shefit ekzekutiv të Nokia-s, Stephen Elop, të cilët nuk kanë zgjedhur fjalët e duhura për të informuar ish-punonjësit se do të “sakrifikoheshin” shumë shpejt.

Rreth 1000 punonjës të planifikuar për shkarkim janë qytetarë finlandezë dhe kjo shkaktoi një reagim mjaft negativ në këtë shtet. Ministri i Financave në Finlandë, Antti Rinne, foli ashpër ndaj Microsoft-it dhe tha se gjigandi i softuerit e ka tradhtuar Finlandën. Ministri zbuloi se Microsoft-i ka qenë mjaft i njohur me situatën në Finlandë dhe tek Nokia, por që nuk qëndroi i lidhur me ta. Nga këta fjalë të thëna shumë qartë mund të kuptohet se Microsoft ka premtuar të mos largojë asnjë punonjës menjëherë pas blerjes së Nokia-s, por disa shkaqe si mos zhvillimi i tregut të smartfonëve Windows Phone duhet ta kenë detyruar gjigandin e Redmond të marrë të tilla masa ekstreme.

Vetë ministri i Financave është marrë personalisht me projektin e krijimit të qendrave të të dhënave të premtuara të Microsoft-it që do të krijoheshin në të gjithë Finlandën. Ai përsëriste “Ata na premtuan”. Përveç largimit të 18,000 punonjësve, Microsoft-i po ashtu ka në plane të kalojë disa nga smartfonët e linjës Nokia X nga Android në Windows Phone. Gjithashtu mendohet që projekti McLaren te jetë larguar. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>