Internet

Ministrat e BE-së aprovojnë propozimet për të luftuar gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale

May 23 2017
0 Shpërndarje
Propozimet janë të parat në nivel Evropian por ende duhet të marrin miratimin e Parlamentit Evropian përpara se të hyjnë në fuqi. Ministrat e BE-së aprovojnë propozimet për të luftuar gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale Photo Source: Reuters

Ministrat e Bashkimit Evropian ishin njëzëri ditën e Marte kur aprovuan legjislacionin e parë i cili parashikon rregulla dhe sanksione për median sociale në rast se ajo dështon të adresojë gjuhën e urrejtjes në platformat respektive.

Propozimet janë të parat në nivel Evropian por ende duhet të marrin miratimin e Parlamentit Evropian përpara se të hyjnë në fuqi.

Rritja e gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme në platformat e medias social si Facebook, Twitter apo Youtube ka rritur njëkohësisht edhe presionin mbi kompanitë për të cilat fenomenet në fjalë janë një sfidë e vërtetë.

Sipas propozimeve të reja rrjetet sociale duhet të marrin masa për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe materialeve të dhunshme.

Ata duhet gjithashtu të përfshijnë mekanizma përmes të cilave edhe përdoruesit mund të luajnë rol në adresimin e tyre. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>