Siguri

Ministrat e BE-së propozojnë një mekanizëm të ri mbikqyrjeje për mbrojtjen e të dhënave

Oct 8 2013
0 Shpërndarje
Ministrat e BE-së propozojnë një mekanizëm të ri mbikqyrjeje për mbrojtjen e të dhënave

BEPavarësisht mosmarrëveshjeve, ministrat e drejtësisë të Europës “në parim” ranë dakord se kompanitë që janë në marëdhënie biznesi me Bashkimin Europian do të kenë të bëjnë vetëm me një autoritet për mbrojtjen e të dhënave dhe jo 28. Ky princip është propozuar nga Viviane Reding, Komisionerja e Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Aplikimi i këtij ligji do të thotë se për përpunimin e të dhënave të një kompanie që operon në më tepër se një shtet anëtar të BE-së, do të jetë përgjegjës për monitorimin një autoritet i vetëm. Ky do të jetë autoriteti i atij shteti anëtar të BE-së ku kompania ka zyrat qëndrore.

Përsa i përket mosmarrëveshjeve mund të përmendim faktin se zyrtarët francezë janë shprehur pro këtij propozimi, ndërsa të tjerët përfshirë këtu edhe Ministrin e Drejtësisë të Irlandëz kanë qenë kundra kësaj ideje. Zbatimi i këtij ligji mund të ketë pasoja për Irlandën duke qenë se shumë kompani ndërkombëtare si Facebook apo Google janë të vendosura aty që do të thotë se autoritetet irlandeze mund të veprojnë ligjërisht mbi to.

Juozas Bernatonis, Ministër i Drejtësisë në Lituani, është shprehur: “Qëllimi kryesor është krijimi i një mekanizmi të thjeshtë dhe të shpejtë që do të kontibuojë në aplikimin konsistent të ligjeve për mbrojtjene të dhënave në BE, do të mundësojë siguri ligjore si dhe do të refuktojë pengesat administrative”.

Ndërkohë Reding ka theksuar përfitimet e konsumatorëve: “Qytetarët që kanë një problem të caktuar do të drejtohen tek autoriteti përkatës për mbrojtjen e të dhënave, ndryshe nga çfarë ndodh sot që drejtohen në një autoritet të huaj”.

Komisionerja gjithashtu është shprehur se ky vendim i përcjell Prlamentit Europian mesazhin se mund të arrihet në konsensus. Para se të fillojë zbatimi duhet që ligji i propozuar të aprovohet nga Parlamenti Europian. Politikanët janë në diskutim e sipër për tekstin e plotë të ligjit. (CIO Albanian)

Tags >

BE
Lajmet e fundit>