Harduer

Mini Netbook-ët e HP me çipa Atom

Jan 24 2012
0 Shpërndarje
Mini Netbook-ët e HP me çipa Atom

Kompania Hewlett-Packard njoftoi të hënën që netbook-ët e fundit të cilët ofrojnë aplikim dhe përmirësim të dukshëm të grafikës do të operojnë me çipat më të rinj të Intel-it, ata Atom.

HP Mini 1104 ka një ekran 10.1 inçësh dhe ofrohet nga 399$. Ka çipin me procesor dy bërthamësh Atom N2600 që ishte lançuar në dhjetor të vitit të kaluar me emrin kodues Cedar Trail. Ky çip punon në shpejtësi 1.6GHz dhe merr 3.5 vat energji elektrike. Çipi përmirëson performancën e netbook-ut derisa ruan baterinë, edhe deri në nëntë orë për ata netbook që kanë bateri prej gjashtë celulave. Ky netbook do të peshoj rreth 1.26 kilogram, ka një webcam, port për katerla SDXC, 2GB RAM memorie dhe deri në 320GB hapësirë.

Netbook-ët janë laptop me kosto të ultë që shërbejnë për të realizuar veprimet themelore si surfimi në ueb dhe proceset për zyrë si Word e Excel. Me çipat e rinj nga Intel netbook-ët tani mund të përkrahin edhe videot Blu-Ray.

 

Lajmet e fundit>