Business & Management

Milward Brown: Google, kompania më e pasur, tejkalon Apple

May 24 2014
0 Shpërndarje
Milward Brown: Google, kompania më e pasur, tejkalon Apple

rich-man-with-money-270x167Gjithë këto vite Google dhe Apple kanë qenë në “dyluftim” të vazhdueshëm për të rrëmbyer vendin e parë si kompania më e pasur në botë. Në vitet e mëparshmë kompania Apple ka qenë ajo e cila ia ka dalë me sukses të kurorëzohet si kompania më e pasur, por këtë vit ndodhi e kundërta.

Studimi i bërë nga Milward Brown, i cili renditi 100 kompanitë më të pasura në të gjithë botën thekson se vlera e Google është rreth 158,843,000 $, krahasuar me 147,880,000 $, që e ka Apple. Sipas studimit, IBM ndodhet në vendin e tretë, duke u ndjekur nga Microsoft, McDonald’s, CocaCola, Visa, AT&T, Marlboro, dhe Amazon në vendin e dhjetë.

Facebook u rrit me shumë vende, duke u ngjitur tani në vendin e 21, kurse Samsung u ngjit një vend, dhe ndodhet në vendin e 29. Një shtim interesant i listës është LinkedIn, që vlerësohet me 12,407,000 $, dhe ndodhet në vendin e 78. Sipas studimit, vlera totale e 100 markave më të rëndësishme në botë arrin 2.9 trilion %. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>