Aplikacione

Miliona përdorues kanë probleme me kyçje në Skype

Jun 7 2011
0 Shpërndarje
Miliona përdorues kanë probleme me kyçje në Skype

altMiliona përdorues të Skype kanë hasur në probleme me lidhjen në llogaritë e tyre, vetëm dy javë pasi kompania publikoi freskimet e softuerit për kompjuterët me Windows dhe Mac, freskime këto që synonin të eliminonin pikërisht këtë problem.

Skype deklaroi që kishte vlerësuar problemet e fundit si probleme me konfigurimin e softuerit.

“Ne kemi identifikuar shkaktarin e problemit, dhe kemi filluar të merremi me këtë,” shkroi Peter Parkes nga Skype pak pas orës 14:00 sipas kohës tonë lokale. “Nëse jeni prekur nga ky problem, ju duhet të shihni përmirësimet në orët e ardhshme. S’do të keni nevojë të lidheni në mënyrë manuale në Skype, kjo duhet të ndodh në mënyrë automatike kur të jenë e mundshme. Kërkojmë ndjesë për këto probleme.”

Uebfaqja e Skype shkruante se më shumë se 22 milionë përdorues ishin në lidhje në rreth orës 13:00 sipas kohës tonë lokale. Por, gjysmë ore më vonë, figurat ranë në 16 milionë, pastaj rreth orës 14:00 në diku rreth 2.2 milionë. Në përgjithësi Skype ka rreth 170 milionë përdorues.

Zyrtarë të Skype nuk ishin të gatshëm për komente.

Twitter ishte i mbushur me komente nga përdoruesit të cilët ishin të tërbuar nga këto probleme me Skype. Si për shaka, shumë përdorues problemin e referuan si pasojë e blerjes së fundit të Skype nga Microsoft për 8.5 miliardë dollarë. Marrëveshja akoma duhet të marrë lejen nga rregullatori përkatës, pra deri në këtë moment, Microsoft akoma nuk është i përfshirë në operacionet e Skype. Kompanitë deklaruan që presin miratimin e këtij transaksioni nga rregullatori deri në fund të këtij vitit.

“Microsoft bleu Skype, i tërë rrjeti i Skype s’është duke punuar për momentin. Koincidencë?” shkruante një cicërimë në Twitter.

Me 26 maj, Skype lëshoi një freskim për Windows që rregullonte atë që quhej si “korrupcion” që ndodhi në sistemet e disa përdoruesve. Problemi ishte një dosje konfiguruese shared.xml që ndalte përdorues nga lidhja në aplikacion.

Pak kohë më pas Skype lëshoi freskimin edhe për Mac OS të Apple.

Lajmet e fundit>