Slider

Mike Capone: Sfidat e punësimit në botën e teknologjisë

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Mike Capone: Sfidat e punësimit në botën e teknologjisë

CS-AA023_VOICEc_G_20140306175053Mike Capone, CIO në Automatic Data Processing (ADP), nxjerr në pah sfidat e punësimit në botën e teknologjisë. Sigurimi i talenteve të ardhshëm të teknologjisë përbën një prej problemeve kryesore me të cilin po përballen CIO-t ne ditët e sotme. Roli i IT-së ka ndryshuar ndjeshëm dhe po kështu kanë ndryshuar dhe aftësitë e kërkuara për të qenë i suksesshëm. Aktualisht, departamenti i IT-së është një element kritik dhe strategjik që ka fuqinë e identifikimit dhe menaxhimit të burimeve të reja të të ardhurave.

Punonjësit e këtij departamenti përveç se mund të shfrytëzojnë teknologjitë më të fundit për të mundësuar sukses, munden gjithashtu të analizojnë të dhënat operacionale, të rrisin produktivitetin, kënaqësinë dhe të menaxhojnë forcën punëtore në mënyrë më eficente. Për profesionistët e IT-së po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm të kuptuarit e qëllimeve dhe proceseve strategjike të biznesit jashtë departamentit.

Ky është një ndryshim madhor. Është e nevojshme që profesionistët e IT-së të jenë të aftë të kuptojnë mënyrën e aplikimit të teknologjive të reja dhe të analizojnë për të përmirësuar performancën e përgjithshme të kompanisë. Në vazhdimësi CIO-t do të përballen me sfida të ndryshme në treg. Një studim i realizuar së fundmi nga Instituti Kërkimor ADP mbi daljen në pension, ka zbuluar së në 5 vitet në vazhdim do të dalë në pension rreth 18% e forcës punëtore. Pjesë e këtij grupi do të jenë edhe punonjës të IT-së, prandaj profesionistët e kësaj fushe do të duhet të përshpejtojnë proçesin e zëvendësimit.

Punonjësit e IT-së, të të gjitha grupeve funksionale po fokusohen gjithnjë e më tepër ndaj teknologjisë mobile për të mësuar më tepër rreth oportuniteteve potenciale. Është e rëndësishme që përpjekjet e rekrutimit të mos bazohen vetëm tek preferencat e kandidatit lidhur me platformën teknologjike, por edhe tek dhënia e informacionit dhe angazhimi i punonjësve të ardhshëm në një mënyrë efektive për të zgjuar interesin dhe për të iniciuar proçesin e intervistimit. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>