Mobile

Mijëra aplikacione s’do të funksionojnë Windows Phone të ultë

Feb 29 2012
0 Shpërndarje
Mijëra aplikacione s’do të funksionojnë Windows Phone të ultë

Microsoft deklaroi që 5% e aplikacioneve të Windows Phone s’do të punojnë në celularët për tregun e ultë të cilët nuk i përmbushin kërkesat e sistemit për operimin e këtyre aplikacioneve.

Microsoft njoftoi që celularët me vetëm 256MB memorie dhe 7×27 procesorë do të jenë në gjendje të operojnë Windows Mobile. Nokia dhe ZTE janë ndër kompanitë e para që kanë lajmëruar se do të ndjekin specifikat e reja.

Derisa industria ka identifikuar celularët e tregut të ultë si Tango, Microsoft nuk ka përdorur këtë emër në kumtesën e tyre në bllogun zyrtar.

Microsoft tani ka lëshuar një version të ri të përditësimit të SDK që zhvilluesit e përdorin për të ndërtuar aplikacione për sistemet operative mobile. SDK i përditësuar do të lejoj zhvilluesit të operojnë aplikacionet e tyre në një emulator që të përcaktojnë se si aplikacioni do të operoj në pajisjet e tregut të ultë. Një version përfundimtar i SDK, i cili do ti lejoj zhvilluesit të publikojnë aplikacionet do të jetë në dispozicion muajin e ardhshëm, thuhet në bllogun zyrtar.

Në bllog gjithashtu shkruan që kompania ka identifikuar se 5% e aplikacioneve aktuale s’do të punojnë si duhet në pajisjet për treg të ultë. Më herët nga Microsoft kanë deklaruar që janë rreth 65 mijë aplikacione në treg për Windows Phone.

Kompania do të kontaktojë zhvilluesit e këtyre aplikacioneve që të këshilloj ata si ti bëjnë ato aplikacione të përshtatura edhe me celularët e ri, pasi në të shumtën e rasteve aplikacionet do të duhet të përdorin më pak memorie.Kuptohet që zhvilluesit e këtyre aplikacioneve edhe mund të mos i lënë në dispozicion ato për këta lloj celular.

Gjithashtu edhe një risi tjetër nga Microsoft është që dyqani i tyre i aplikacioneve online, Marketplace do të jetë në dispozicion në 23 vende të reja në muajt në vazhdim përfshirë Bullgarinë, Irakun, Tajlandën, dhe Kazakistanin.

Lajmet e fundit>