Aplikacione

Microsoft zgjeron Office 365 Beta

Apr 18 2011
0 Shpërndarje
Microsoft zgjeron Office 365 Beta

altMicrosoft po zgjeron programin e saj Office 365 që akoma është në versionin beta. Suita komunikuese dhe bashkëpunuese e bazuar në cloud tashmë ka dyfishuar numrin e vendeve ku është e pranishme dhe po ashtu edhe gjuhët në të cilat është e përkthyer ndërfaqja.

Për më tepër, Microsoft po hap dyqanin e tij për shitjen e aplikacioneve dhe shërbimeve të ndryshme i quajtur Office 365 Marketplace. Që nga dita e hënë, aty gjenden mbi 100 aplikacione dhe 400 shërbime profesionale.

Office 365, që përfshin versionet e hostuara të Office, SharePoint, Exchange dhe Lync, tani mund të provohet nga përdorues mbi 38 vende dhe me ndërfaqe të përkthyer në 17 gjuhë.

Deri tani rreth  70% e pjesëmarrësve të beta programit kanë qenë biznese të vogla, prandaj Microsoft do të organizoj një garë të quajtur Ready for Work (Gati për punë), ku bizneset e vogla mund të ndajnë tregime për vetveten. Pesë fituesit do të marrin një pako marketingu prej 50.000$ dollarës, Office 365, dhe një ditë pune nga një ekzekutiv i Microsoftit.

Office 365 është versioni pasardhës i Business Productivity Online Suite (BPOS) të Mircrosoft dhe është paraparë të lansohet për tregun e gjerë këtë vit.

Ndryshe nga BPOS, Office 365 vjen me Office Web Apps, versioni i hostuar i suitës Office 2010. Për kompanitë me më pak se 25 punëtorë, Office 365 kushton vetëm 6$ për muaj për punëtor.

Opsionet tjera për organizata më të mëdha përfshijnë versionin Office 2010 Professional Plus me një parapagim prej 25$ për përdorues për muaj, së bashku me komponentat tjera të suitës.

Microsoft gjithashtu ofron suita të zbrazëta për organizata më mëdha me vetëm e-mail themelor për punëtorët që nuk kanë nevojë për softuer tjetër, duke filluar me 2$ për përdorues për muaj.

Së fundmi Office 365 do të përshijë edhe Microsoft Dynamics CRM Online. Microsoft gjithashtu është duke përgatitur edhe versionin Office 365 për institucione edukativo-arsimore si një shtesë për suitën bashkëpunues dhe komunikuese [email protected]

Përderisa aplikacionet hostuese të BPOS janë të bazuara në versionet 2007 të Exchange, SharePoint dhe Office Communications Server, komponentat e Office 365 janë të bazuara në versionet 2010 të këtyre aplikacioneve. Lync është emri i ri për Office Communications Server.

Me Office 365, tregu për suitat telekomunikuese dhe bashkëpunuese të hostuara do të jetë edhe më i nxehtë, sidomos në rivalitetin ndërmjet Microsoft dhe Google me suitën e saj Google Apps. Rival tjerë në këtë treg përfshijnë edhe IBM-Lotus, Cisco, Novell, Jive, Socialtext dhe Box.net.

Lajmet e fundit>