Internet

Microsoft zëvendëson Google në Kinë

Jul 5 2011
0 Shpërndarje
Microsoft zëvendëson Google në Kinë

altMakina kërkuese e Microsoft, Bing do të ofroj rezultate kërkimi në gjuhën angleze për makinën kërkuese më të popullarizuar në tregun kinez, Baidu.

Kjo lëvizje vjen pas vendimit të Google vitin e kaluar për të larguar makinën e saj kërkuese nga Kina për shkak të censurimit të lartë të rezultateve kërkuese. Tani faqja zyrtare e Google për Kinë, Google.cn përdoruesit i ridrejton në faqen kërkuese të Google Hong Kong, kur ata të kërkojnë për ndonjë rezultat.

Kompania Baidu mban rreth 80% të tregut të makinave kërkuese në Kinë dhe rezultatet në gjuhën angleze të Bing pritet të rrisin edhe më shumë këtë përqindje. Baidu ka filluar një ekspansion të gjerë kohëve të fundit. Pak ditë më parë Baidu arriti një marrëveshje me makinën kërkuese për udhëtime Qunar, marrëveshje që kap vlerën prej 306 milionë dollarë dhe e bën Baidun njërin prej aksionarëve më të mëdhenj në kompani.

Për Microsoft kjo marrëveshje ka rëndësi për të zvogëluar dominimin e makinës kërkuese të Google, në tregun global pasi qasja në Kinë i ofron rreth 480 milionë përdorues potencial.

Deri në fillim të këtij muaji, Google mbante 91.07%  të tregut global në krahasim me 3.21% të makinës kërkuese Bing, sipas të dhënave të GlobalStats.

Lajmet e fundit>