Aplikacione

Microsoft zbulon se Windows Phone ka vetëm 145 mijë aplikacione

May 13 2013
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon se Windows Phone ka vetëm 145 mijë aplikacione

windows phone store essential apps collectionTregu i aplikacioneve të Windows Phone 8 është në një fazë tërheqje të madhe, pasi disa krijues shumë të mëdhenj refuzojnë të krijojnë aplikacione për të pasi pjesa që zë në treg është shumë e vogël në krahasim me iOS dhe Android.

Microsoft-i lajmëroi se Windows Phone Store ka arritur një numër aplikacionesh prej 120 mijë në tetor të 2012 në të njëjtën kohë kur iOS kishte 750 mijë. Tani bashkë me lajmërimin e Lumia 928 ishte një detaj i ri se tregu i Windows Phone ka 145 mijë aplikacione.

Në gjysmën e parë të 2012 numri i aplikacioneve u dyfishua në 100 mijë, duke bërë një lajmërim shqetësues, pasi tregon se rritja ka rënë, por jo në mënyrë dramatike. Ndërmjet nëntorit të 2011 dhe tetorit të 2012 rritja ishte e e shpejtë, me 7300 aplikacione në muaj.

Gjithsesi kohët e fundit kjo shifër ka rënë në 2800. Këtë vit Microsoft-i ka arritur të fusë kompani të mëdha në krijimin e aplikacioneve si Hulu dhe YouTube duke shpresuar që ky faktor të rrisi disi interesinmin për sistemin e vet operativ. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>