Aplikacione

Microsoft vjen me lojën e parë në Anroid

Jun 17 2012
0 Shpërndarje
Microsoft vjen me lojën e parë në Anroid

Një nga lojërat më të hershme për Xbox 360 Kinect është Kinectimals. KJo është një lojë e vogël ku fëmijët mund të luajnë me përbindëshit e tyre mace, si tigra dhe luanë virtualë. Loja ka qenë e suksesshme kur Microsoft e bëri atë edhe të disponueshëm për Windows Phone dhe iOS.

Nga të gjitha lojërat, Microsoft ka vendosur që ta lëshojë versionin për celularë të sistemit operativ Android të lojës Kinectimals. Kjo paraqet lojën e parë të ndërmarrjes Microsoft për sistemin operativ të Google. Publikuesi i softuerit vetëm dje postoi “My Xbox Live” në Android.

Për ata që nuk janë të familjarizuar me versionin për mobil të Kinectimals, mund të themi se është i njëjti version i lojës në konzollow. Lojtarët do të marrin dhe do të kujdesen për disa mace të xhunglës, të cilat i përzgjedhin vetë në një ambient të pacënuar. Lojtari ka detyrë që të ushqejë kafshën dhe ta bëjë atë të lumtur.

Android Police tregon që lëshimi i Kinectimals në Android  do të jetë më tepër se sa një publikim softueri, duke shpresuar që të kryejë edhe disa shitje. Microsoft pret të bëjë zgjerimin e pranisë së vet, kështu që Google do të mund të shtojë disa aplikacione të veta në Windows Phone. Megjithëse Microsoft e ka Bingun për kërkime në vend të Google, është shumë e sigurt që Microsoft do ta vlerësonte mbështetjen nga makina më e madhe e kërkimit.

Nëse dëshironi që të shkarkoni Kinectimals për Android, ai mund të shkarkohet në Google Play  dhe kushton 2.99 dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>