Computer

Microsoft u përgjigjet deklaratave të Apple për Surface

Oct 28 2012
0 Shpërndarje
Microsoft u përgjigjet deklaratave të Apple për Surface

Nuk kishte si të publikohej një produkt i rëndësishëm si iPad Mini pa u lançuar edhe një i tillë nga Microsoft-i.

Në një bashkëbisedim me AllThingsD, Steven Sinofsky shprehu dyshimet e tij nëse iPad Mini do të ishte vërtet një pajisje kosto-efektive ndaj pajisjeve me Windows 8.

Sipas tij, ai është një tablet i rikrijuar, që kushton 329 $, ndërkohë që ka laptopë me Windows 8 që kushtojnë vetëm 279 $.

Ai shtoi gjithashtu se disa Ultrabook me prekje janë po ashtu zgjedhje ekonomike ndaj MacBook Air (pa prekje) dhe se mendon që ndryshimi në çmim do të bëjë diferencën.

Sinofsky tha se një nga avantazhet më të mëdha të tabletëve Windows RT do të ishte pikërisht suita Microsoft Office.

Presidenti i kompanisë nuk ishte dakord me shprehjen e Tim Cook se Surface ishte një produkt i ngatërruar apo një “PC për këdo që nuk është i përdorshëm gjatë gjithë kohës”. Në fund ai përfundoi se sistemi operativ ishte pikërisht ai për të cilin ka nevojë tregu.

Megjithatë, duhet mbajtur mend se Microsoft-i historikisht nuk ka qenë parashikues i mirë i produkteve të Apple. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>