Data Center

Microsoft thellon Bingun në Facebook

May 17 2011
0 Shpërndarje
Microsoft thellon Bingun në Facebook

altMicrosoft ka inkorporuar edhe më shumë të dhënat e Facebook në rezultatet e kërkimit të Bing, duke rritur konkurrencën rreth kërkimeve sociale kundrejt Google, niveli i qasjes së të cilës nuk është aq i thellë në Facebook.

Pas shumë viteve partneriteti në marketing, investim, dhe teknologji, të hënën Microsoft njoftoi se do të nis një rang të gjerë të pyetjeve e kërkimeve shoqërore të Bing si përmbajtje uebi të cilat përdoruesit i kanë “pëlqyer” në Facebook.

Aftësitë janë ndërtuar në përdorimin fillestar të të dhënave të Facebook nga ana e Bing, që filloi vitin e kaluar dhe përmbylli kërkimet fillestare me vegëza të cilat përdoruesit kishin etiketuar me si të favorite me anë të butonit “Pëlqej” në Facebook.

Ngjashëm si më parë përdoruesit e Bing duhet të jenë të kyçur në llogaritë e tyre në Facebook që të shfrytëzojnë përparësitë e integrimit të makinës së kërkimit përbrenda rrjetit shoqëror.

Aftësitë e reja janë bazuar në tri kategori të cilat Microsoft i ka emëruar si “trusted friends (miqtë e besueshëm)”, “collective IQ (IQ kolektive)”, dhe “conversational search (kërkimi bisedave)”.

Përderisa Bing tashmë njofton përdoruesit me rezultatet e kërkimit të cilave miqtë e tyre ua kanë bërë “pëlqej”, Microsoft tash do të rrit sasinë e këtyre rezultateve të “pëlqimeve” duke i renditur dhe duke i zgjeruar në fusha të ndryshme të përmbajtjeve.

Përderisa Bing ka njoftuar përdoruesit në rezultatet e kërkimit për postet të cilat janë “pëlqyer” nga miqtë e tyre, Microsoft tani do e ngrit këtë në një nivel më të lartë duke ranguar këto “pëlqime” dhe zgjeruar fushën dhe shumëllojshmërinë e tyre.

Për “collective IQ,” Bing do të marrë në konsideratë popullaritetin e “pëlqimeve” të faqeve dhe vegëzave, duke mos kufizuar këtë vetë në rrethin e miqve. Ideja është që të bëjnë të dobishme të dhënat e “pëlqimeve” në Facebook në raste kur miqtë e përdoruesit nuk ofrojnë mjaft sinjale për mprehtësinë e rezultateve të kërkimit.

Bing gjithashtu do të shfaq postet e fundit të bëra në Faqet e Facebook që kompanitë përdorin për reklamë dhe promocion të produkteve të tyre si oferta speciale. Ngjashëm, Bing do të shtyj njoftimet e udhëtimeve tek muret e profilit të përdoruesve të Facebook, bazuar në qytetet dhe informatat relevante që ata kanë “pëlqyer”.

Në “conversational search”, Bing sjell veçorinë që lejon përdoruesit të ndajnë rezultatet me miqtë e tyre të Facebook dhe të përdorin inputin e tyre, si kur përdorin rezultatet e kërkimeve për Pazar në Bing dhe dëshirojnë këshillë se çfarë të blejnë. Kur njerëzit përdorin makinën e kërkimit Bing Travel, ata do të jenë në gjendje të ndajnë listat e tyre të preferencave dhe të shohin se cilët miq jetojnë në ato vende të dëshiruara.

Përderisa Google mbetet makina dominuese e kërkimit, ata kanë parasysh që kërkimi shoqëror është duke u rritur në mënyrë të rëndësishme dhe kanë provuar të shtojnë kapacitetet e tyre në këtë drejtim. Sidoqoftë, Google dhe Facebook kanë një marrëdhënie të tensionuar, dhe Microsoft për momentin ka qasje në të dhënat e Facebook në një mënyrë dhe atë me një thellësi që Google nuk e ka. Përderisa Facebook është larg faqja më e popullarizuar shoqërore, dhe sa më i thellë kërkimi në të dhënat e saj, aq më mirë për ofruesit e makinave kërkuese.

 

Lajmet e fundit>