Business & Management

Microsoft tërheq vëmendjen e sipërmarrjeve me përditësimin e parë madhor në Windows 10

Nov 13 2015
0 Shpërndarje
Microsoft tërheq vëmendjen e sipërmarrjeve me përditësimin e parë madhor në Windows 10

id-2956945-dsc_0026-100600836-origQë kur version zytar i Windows 10-tës ishte i disponueshëm për të gjithë nga fundi i muajit Korrik, Microsoft vazhdimisht ka ofruar përditësime të vogla të sigurisë dhe performancës së sistemit operativ duke mbajtur larg ndryshimet e mëdha.

E gjitha kjo ndryshoi ditën e enjte me përditësimin e parë madhor në Windos 10 i cili flet pothuajse i gjithi për administratorët IT.

“Me këtë përditësim falas kemi arritur maturimin e platformës të cilën tani e tutje mund ta rekomandojmë tek organizatat”, tha Terry Myerson në postimin në blog.

Windows Update për Bizneset është një ndër risitë më të prekshme. Falë përditësimi të së enjtes profesionistët e IT-së kanë mundësi të krijojnë grupe kompjuterash të cilët marrin përditësimet në faza. Ky shërbim bën të mundur edhe mirëmbajtjen e sistemit operativ kur përditësimet nuk janë aplikuar dhe kjo është mjaft e rëndësishme në ruajtjen e stabiliteti kryesisht gjatë periudhave kritike të biznesit.

Windows Update për Bizneset vjen në kuadër të strategjisë së Microsoft me Windows 10-tën: Kompania aktualisht ofron përditësime në dy faza për konsumatorët individualë dhe Windows Update për Bizneset sigurohet se këto përditësime janë të sigurta për organizatat.

Kjo mund të shkaktojë kontrakdita të shumta tek ato konsumatorët të cilët nuk e preferojnë metodën e ndjekur nga Microsoft me përditësimet përmbledhëse (Cumulativ Update) dhe që duan të kenë çdo gjë nën kontroll.

Administratorët IT përfitojnë edhe nga një tjetër avantazh që sjell ky përditësim: Windows Store për Bizneset. Organizatat tani e tutje mund të krijojnë direktori aplikacionesh brenda dyqanit të Microsoft për punojësit e tyre. Kjo do të thotë se punojësit mund të shkarkojnë dhe aksesojnë vetëm aplikacionet e aprovuara nga organizata.

Një nga shqetësimet kyçe të organizatave kanë qenë paisjet individuale dhe personale të punojësve. E thënë ndryshe nëse punojës blejnë një kompjuter Windows 10 dhe e marrin në vendin e punës, kompjuteri automatikisht do të kalojë nën administrimin e shërbimit të ri të Microsoft quajtur “Mobile Device Management Service” nëse lidhet me rrjetin e kompanisë. Kjo do të ndihmojë organizatat në menaxhimin e politikave të tilla të produkteve nga jashtë kompanisë.

Për të përmbledhur atë që thamë më lartë e gjitha kjo bëhet për tu imponuar bizneseve dhe organiztave adoptimin e Windows 10-tës. Aktualisht mbi 12 milion paisje kompjuterike të bizneseve funksionojnë Windows 10. Pothuaj gjysma e sipërmarrjeve me të cilët Microsoft punon po testojnë Windows 10-tën.

Synimi i Microsoft është instalimi i Windows 10-tës në 1 miliard paisje dhe për ta arritur këtë duhet të tërhiqet vëmendja e bizneseve të mëdha. Pikërisht këtë problem adreson përditësimi më i fundit: Adoptimin nga bizneset. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>