Investim

Microsoft tani e do Linuxin

Jun 1 2012
0 Shpërndarje
Microsoft tani e do Linuxin

Para shumë kohësh, shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer, e quajti Linuxin si një kancer. Por tani ka ndryshuar mendim. Microsoft do ta përqafojë Linuxin në platformën e vet për cloud Windows Azure si një mënyrë për ta drejtuar garën e vet kundër Amazon dhe sfiduesve të tjerë në biznesin “cloud”.

Thashethemet kanë ekzistuar për një kohë të gjatë dhe Mary Jo Foley thotë që kjo është më tepër se vetëm një thashethem. Ajo raporton që më 7 qershor, kur Microsoft zbulon veçoritë më të reja të Azure, do të përfshijë një vëzhgim teknologjik të Linuxit në makinat e qëndrueshme virtuale.

Kryesorja këtu nuk është që vetëm makinat virtuale Linux do të jenë në gjendje të funksionojnë në Azure, por që ato makina do të jenë të qëndrueshme. Nëse makinat virtuale nuk ishin të qëndrueshme, kur ato lëshoheshin do të humbisnin të gjitha të dhënat e tyre. Është e qartë që nuk është një zgjidhje që ndonjë biznes do ta dëshironte. Qëndrueshmëria e makinave mund të jetë gjë mjaft e dobishme për to.

Foley raporton poashtu që më 7 qershor Microsoft do të zbuloj hollësi rreth Antares, që është korniza e punës për ngarkimin e Ueb faqeve dhe aplikacioneve të Uebit në Azure. Siç duket, Antares do të jetë i përshtatshëm edhe me softuerët me burim të hapur, dhe jo vetëm me veglat Windows. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>