Karriere

Microsoft: Stive Ballmer do të largohet brenda 12 muajve

Aug 25 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Stive Ballmer do të largohet brenda 12 muajve

shefi microsoftMicrosoft ka lajmëruar se shefi ekzekutiv i kësaj kompanie Steve Ballmer do të jap dorëheqjen nga pozicion brenda 12 muajve në vazhdim.

Kompania e bëri këtë deklaratë të premten në mëngjes, duke shtuar se Ballmer do të vazhdojë të jetë në atë postë gjatë periudhës së “transformimit të kompanisë drejt një kompanie shërbimi dhe pajisjesh që plotësojnë dëshirat dhe vlerësimet e individëve”.

Në lidhje me këtë konfirmim të rëndësishëm të Microsoft Ballmer tha: “Nuk ekziston asnjëherë koha perfekte për këto tipe tranzicioni, por unë mendoj se tani është koha e duhur. Ne kemi kaluar drejt një organizimi dhe një strategjie të re dhe gjithashtu kemi një grup drejtuesish të përgatitur.

Mendimet e mia fillestare ishin që unë të hiqja dorë në mes të këtij procesi transformues drejt një kompanie shërbimesh dhe pajisjesh. Ne kemi nevojë për një Drejtues Ekzekutiv që do të jetë këtu për të drejtuar këtë lloj kompanie për një periudhë më të gjatë.” (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>