Siguri

Microsoft sjell 22 arnime për Windows dhe IE

Aug 9 2011
0 Shpërndarje
Microsoft sjell 22 arnime për Windows dhe IE

Sot Microsoft do të lëshoj 13 përditësime sigurie për të arnuar 22 vrima në Internet Explorer, Windows, Visio dhe Visual Studio.

Përditësimet e sotme janë më të mëdha se ato që u lëshuan në muajin korrik, por janë barazi me numrin e vrimave që janë arnuar në muajin e kaluar. Kjo është e pazakontë pasi Microsoft lëshon më shumë arnime në muajt çift gjatë vitit.

Në muajin qershor Microsoft kishte lëshuar 16 përditësime për të arnuar 34 vrima. Dy muaj para kësaj ishin lëshuar 17 përditësime për të arnuar 64 vrima.

Dy nga 13 përditësimet e këtij muaji janë vlerësuar si “kritike” nga Microsoft, që është shkalla më e lartë e sigurisë në sistemin katër-hapësh. Nëntë nga arnimet u cilësuan si “të rëndësishme” dhe dy të fundit si “mesatare”.

Njëra nga dy përditësimet kritike është dedikuar për Internet Explorer, dhe është ajo të cilën ekspertët udhëzojnë të përditësohet më e para pasi duket të jetë më e rëndësishmja. Të gjithë versionet e Internet Explorer, përfshirë edhe atë të fundit IE9 janë arnuar sot. Për herë të parë IE9 ishte arnuar në qershor.

Përditësimi tjetër kritik është për dy versionet më të reja të softuerit për server të Microsoft, Windows Server 2008 dhe Server 2008 R2. Do të përditësohet edhe softueri i vjetër Server 2003, por ky përditësim nga Microsoft është vlerësuar vetëm si “i rëndësishëm”.

Lajmet e fundit>