Aplikacione

Microsoft shton përkrahje për Chrome në Online Office Apps

May 17 2011
0 Shpërndarje
Microsoft shton përkrahje për Chrome në Online Office Apps

altMicrosoft do të lëshoj service pack e parë për Office 2010 në fund të qershorit, kur edhe për herë të parë do të përkrah Chrome-in e Google për përdorimin e suitave të aplikacioneve duke përdorur SharePoint 2010, deklaruan nga Microsoft.

SP1 për Office 2010 ishte paralajmëruar për mesin e verës, por sipas të gjitha gjasave kjo do të ndodh me 28 qershor, pasi zakonisht Microsoft lëshon freskimet që s’kanë të bëjnë me sigurinë në të martën e katërt të çdo muaji.

Siç bën zakonisht, Microsoft do ta bëj aktive Office 2010 SP1 si shkarkim manual, dhe pas tre muajve do ta vendos për instalim automatik me anë të Windows Update. Microsoft zakonisht u jep korporatave klientë një afat 30 ditësh para datës së vendosjes së pakos në shërbimet e saja të freskimit.

Office 2010 SP1 do të përfshijë arnimet e zakonshme të sigurisë dhe ato themelore, e gjithashtu edhe një numër të konsiderueshëm dhe të pacaktuar të përmirësimeve dhe vetive shtesë.

Ndër të fundit do të jenë edhe përkrahja për Chrome, një rival i Internet Explorer të Microsoft, për përdorimin e Office Web Applications (OWA) me anë të SharePoint 2010 SP1, e cila gjithashtu do të shfaqet muajin e ardhshëm.

Kur versionet online të Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote u lançuan në maj 2010, Microsoft kufizoi përkrahjen për IE, Firefox dhe Safari, edhe pse ishte lajmëruar se aplikacionet do të përkrahen në Chrome kur të përdoren nga SkyDrive, që është një shërbim i kompanisë për shpërndarjen e dokumenteve dhe shërbimeve të klientëve dhe kompanive shumë të vogla.

Google dhe Microsoft vazhdimisht kanë goditur njëra-tjetrën për më shumë se një vite në lidhje me online aplikacionet. Në maj 2010, nga Google deklaruan të mos ngritën në Office 2010, por të përdorin Google Docs të tyre. Ndërsa nga Microsoft deklaronin që integrimi i Google Docs me Office ishte inferior ndaj Office Web Applications dhe pohimet e konkurrentëve “thjesht s’ishin të vërteta.”

Microsoft do të shtoj printimin në editim tek Word Web Applications në Office 2010 SP1, përkrahjen për IE9 dhe futjen e skemave të ndryshme në aplikacionin online të Excel.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të ç’instalojnë service pack-un nëse është e nevojshme, një taktikë të cilën Microsoft e ka mundësuar për herë të parë në Office 2007 SP2 para dy viteve.

Microsoft planifikon të lëshoj Office 2010 SP në të njëjtën kohë kur pat plasuar edhe SP1 për Office 2007, rreth 13 muaj pas lançimit të suitës.

Lajmet e fundit>