Harduer

Microsoft shpreson se Surface do të shpëtoj tregun e kompjuterëve

Jul 29 2012
0 Shpërndarje
Microsoft shpreson se Surface do të shpëtoj tregun e kompjuterëve

A mundet ndonjë gjë ta sjellë sërish në jetë biznesin e kompjuterëve? Duke i shënuar llogaritjet e shitjeve të kompjuterëve në mbarë botën nga ndërmarrjet hulumtuese Gartner dhe IDC, së bashku me shifrat për të ardhurat nga Microsoft dhe numrat e shitjeve të kompjuterëve të Apple, është e qartë që biznesi i kompjuterëve po kalon një periudhë të vështirë.

Madje edhe vetë Apple mezi është duke mbijetuar: shitjet e kompjuterëve të vet u rritën për vetëm 1.8 për qind në vitin e kaluar. Edhe kështu, kjo vazhdoi rrugëtimin e Apple, tani 25 çerekësh të gjatë, të ngritjes më të shpejt se biznesi i kompjuterëve me Windows, që sipas Gartner dhe IDC, tregoi një rënie të vogël prej 0.2 për qind.

Janë tri mundësi për këtë: njerëzit të cilët janë duke pritur që Microsoft të lëshojë Windows 8 në tetor, njerëzit janë duke blerë tabletë në vend të kompjuterëve personal; ose njerëzit janë aq të zymtë për shkak të gjendjes ekonomike sa që janë duke i ndërprerë blerjet.

Gjetja e përgjigjes është gjë thelbësore për mbijetesën e ndërmarrjes Microsoft (shumica e përfitimeve të së cilës vijnë nga licensat e Windows dhe Office) dhe ndërmarrjeve si Dell dhe prodhuesve tjerë të kompjuterëve që nuk kanë arritur tranzicionin në botën mobile. Pas së gjithave, nëse kjo është vetëm një stuhi kaluese ekonomike, gjërat duhet të përmirësohen dhe kështu duhet të ndodhë edhe me buzëqeshjen e Michael Dell. Por çka nëse jo?

Së pari, a është e ardhmja e Windows 8 duke ngadalësuar shitjet? Mbase jo. Sipas shifrave për shitjet e kompjuterëve në çerekët e vitit, që nga fillimi në vitin 1998 dhe deri tani gjithmonë është një rënie në gjumë përpara lëshimeve të këtilla. Kompjuterët e rinj të lëshuar morrën shumë ndërtime dhe bizneset e dinë që ata po vijnë. Kështuqë ata në të vërtetë nuk i prekin shitjet biznesore dhe nuk duket që shumë konsumatorë të jenë duke u zmbrapsur nga blerja në këtë kohë.

Që na lë tani me dy arsye tjera të mundshme për rënien e kompjuterëve: shitjet e tabletëve ose pikëpamja e zymtë e botës, ku ekonomitë amerikane dhe evropiane janë të zhytura në marrjen e vetes me zvogëlim të vendeve të punës.

Le ta marrim arsyen e dytë. Le t’i krahasojmë shifrat nga OECD për rritjen e ekonomisë së G20 nga 1998 deri në fillimin e vitit 2012 me rritjen e shitjeve të kompjuterit? Ngjashmëri? Janë disa – shitjet e kompjuterëve u zvogëluan në vitin 2001 kur ShBA-ja rrëshqiti në rënie, megjithëse Lindja e Largët vazhdoi me rritje; kjo është pse shumica e shitjeve të kompjuterëve pastaj ishin bërë në perëndim.

Që atëherë, ka qenë një goditje e frymëzuar nga Lehmans në vitin 2008, që shtyu shitjet e kompjuterëve në territor negativ, por që atëherë, GDP-ja e G20-tës ka qenë pozitive. Ndërsa, rritja e shitjeve të kompjuterëve ka rënë më shpejt se sa rritja e GDP-së për tetë çerekët e kaluar të viteve. Dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Zakonisht, për periudhën mbi 14 vite, rritja e shitjeve të kompjuterëve ka qenë mbi trendin e GDP-së. Kjo nënkupton që diçka tjetër duhet të jetë shkaktar këtu. Tetë çerekët e trendit të rënies na rikthejnë në prillin e vitit 2010 – kur Apple lëshoi tabletin iPad. Kështuqë ku ka shkuar rritja e kompjuterëve? Shumica në arkat e ndërmarrjes Apple, ku në çerekun e fundit kjo ndërmarrje shiti 17 milionë iPad – 68 për qind e tregun botëror të tabletëve.

Natyrisht, jo çdo nga këta iPad paraqet një shitje më pak për kompjuterin. Por duhet të pritni që diçka është duke ndikuar për të formuar një ndryshim thelbësor. Nëse e blini një iPad (ose një Google Nexus 7, të cilën gjë janë duke e bërë tani shumë njerëz), këto paraqesin para që ju nuk keni pse t’i shpenzoni në një kompjuter. Shtoni paratë e shpenzuara për blerje të tabletëve dhe shikoni që ajo do të mund të shkonte në kompjuter dhe ju e kuptoni pse Microsoft në muajin qershor e lëshoi tabletin e vet, Surface, i cili e përdor sistemin operativ Windows 8, i cili pritet të jetë të lansohet diku kah fundi i vitit. Surface dhe Windows 8 mund të kenë sukses po aq sa iPad.

Ne jemi duke i zgjedhur tabletët sepse ne duam të bëjmë më shumë gjëra– pra, gjëra kompjuterike në lëvizje e sipër. Mund të shihni, mbase tek ne jo edhe aq, gjendje ku njerëzit nuk mund ta marrin një laptop; një person duke qëndruar tek ndonjë stacion treni, një nënë ka ndryshuar mënyrën e lojës me fëmijën e saj, një person në biznes mban një demonstrim përgjatë një takimi. Informatika ka ndryshuar nga të qenit diçka që shkoni në një kompjuter për të bërë diçka të cilën jua ofron ai. Kjo paraqet një ndryshim madhor, por bota po ndryshon për prodhuesit e kompjuterëve.

Në një masë të madhe, njerëzve që blejnë iPad në vend të pajisjeve tjera nuk ju bën nëse ai është një “kopsht i murosur” i kontrolluar nga Apple dhe atyre nuk ju bën për betejat që zhvillohen mes dashamirësve të Apple dhe Android. Ata e duan mobilitetin. Kështuqë Surface mund të jetë një gjë e qëlluar (që varet nga çmimi) – nëse ofron Windows me gjëra shtesë për mobilitet.

Kjo tani ngrit një tjetër pyetje: a është Surface një tablet apo kompjuter? Kjo paraqet një pikë në të cilën skuadrat e Gartner dhe IDC heshtin. Ai duket si një tablet, por e përdor sistemin Windows, që është sistem operativ për desktop. Ndoshta rruga për të fituar ngritje në tregun e kompjuterëve është duke e bërë përkufizimin e ri të gjërave tjera si kompjuteri. Problemi i vetëm pastaj është që kjo mund të kërkoj përfshirjen e iPadit. Nëse kjo ndodhë, Apple bëhet prodhuesi më i madh i kompjuterëve në botë. Dhe mund të jetë e kuptueshme që Microsoft të mos e pëlqejë këtë gjë. Siç duket, sivjet do të kemi një verë të gjatë dhe shumë të nxehtë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>