Microsoft

Microsoft shet 4 milionë përditësime Windows 8 në 4 ditë

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Microsoft shet 4 milionë përditësime Windows 8 në 4 ditë

Fushata e fuqishme e Microsoft-it për sistemin e ri operativ Windows 8 ka filluar të japë frytet e saj.

Sipas shefit ekzekutiv Steve Ballmer, 4 milionë përdorues Windows kanë bërë kalimin në sistemin e ri, nga dita e lançimit javën e kaluar (të enjten) deri ditën e hënë.

Në konferencën vjetore Build Developer, Ballmer solli gjithashtu edhe disa raportime të tjera. Sipas tyre, Microsoft-i ka shpërndarë Windows 8 në “10 milionë OEM” ((original equipment manufacturers).

Gjatë lançimit të javës së kaluar, u prezantuan disa lloje PC-sh nga Dell, HP, Asus, Acer etj. Suksesi i hershëm i Windows 8 pasqyron deri diku atë me konkurruesin, Apple OSX Lion.

Përditësimi i këtij të fundit u shpërnda verën e kaluar dhe në harkun kohor prej 4 ditësh, Apple raportoi 3 milionë shkarkime. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>