Microsoft

Microsoft sfidon kërkesën e FBI-së duke e dërguar në gjyq

May 23 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sfidon kërkesën e FBI-së duke e dërguar në gjyq

2013-10-24_02-54-34-1.0_standard_640.0Në fund të vitit të kaluar, Microsoft mori një kërkesë nga FBI-ja që i kërkonte të dhënat për njërin prej konsumatorëve të kompanisë. Dikush që paguan për serverët nga Microsoft kishte një përdorues interesante dhe autoritet dëshironin të dinin më tepër gjëra për atë përdorues. Ata madje dëshironin që të kuptonin për të pa e njoftuar shërbimin. Letra erdhi me një urdhër, duke parandaluar kompaninë Microsoft që të thotë ndonjë gjë rreth saj. Dhe sikur të gjitha letrat nga shërbimet për siguri kombëtare, ajo nuk ishte aprovuar nga asnjë gjykatë.

Në fakt, ato kërkesa shkuan pa hasur në shumë vështirësi, por Microsoft ka një politikë kundër këtij lloji të vendimit dhe vendosi që ta çojë kërkesën e FBI-së në gjykatë, duke thënë që kërkese shkelte të drejtën kushtetuese të kompanisë për shprehje të lirë. Dhe sapo kompania e ngriti sfidën në gjykatën federale, FBI-ja u tërhoq, duke e kthyer mbrapsht kërkesën.

Nuk është hera e parë që një agjenci për zbatim të ligjit ka tërhequr një letër për siguri kombëtare në përballjen me një sfidë nga gjykata, por është një rast i profilit të lartë dhe mjaft i rëndësishëm për ofruesit e shërbimeve në cloud si Microsoft, teksa kompanitë bëjnë përpjekje për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit në përballjen me mbikëqyrjen qeveritare. Sipas raporteve të tyre përkatëse për transparencë, Google, Yahoo dhe Microsoft pranuan me mijëra letra për siguri kombëtare në gjysmën e dytë të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>