Siguri

Microsoft rrëzon botnet-in Zeus

Mar 28 2012
0 Shpërndarje
Microsoft rrëzon botnet-in Zeus

Microsoft ka fituar lejen nga gjykata për të konfiskuar serverët Friday që rrëzuan një shpërndarje të botnet-it Zeus. Microsoft gjithashtu shfaqi edhe detajet mbi strukturën e korporatës kriminele që mundësoi rrjetin për të vjedhur para të gatshme nga viktimat.

Por, megjithatë Microsoft nuk ka arritur të identifikojë emrat e kriminelëve. Microsoft deklaron që ka identifikuar 39 veta të lidhur me ndërmarrjen kriminele. Ata janë identifikuar me pseudonimet, rolet e tyre në krim dhe në disa raste edhe me email adresat e tyre, por emrat dhe adresat e vërteta akoma nuk janë zbuluar.

Ky grup ka operuar botnet nga më shumë se 59 domene. Grupi është paditur si Organizatat Korruptuese me Influencë në Reketim, dhe paditen se kanë prezantuar veten si konsumatorë banke dhe kanë vjedhur fondet e viktimave. Ata kanë vjedhur fjalëkalimet dhe numrat e llogarive bankare me anë të makinave infektuese nga ku kanë marrë para duke përdorur vrima për të transferuar ato para në vendet tjera, një veprim që i cilëson edhe si vjedhje dhe mashtrime bankash. Të paditurit janë emëruar si John Doe me numra rendor nga 1 deri në 39, ku për secilin me anë të nofkës përcaktohet se çfarë ka kontribuar në këtë krim.

Lajmet e fundit>